Aktualitet

Supergrabitja në Rinas/ Toka, makina dhe apartamente, sekuestrohen 1.5 mln euro pasuri të Admir Muratajt

17 Qershor 2019, 07:14 Nga DOSJA
Supergrabitja në Rinas/ Toka, makina dhe apartamente, sekuestrohen 1.5 mln

TIRANË– Kur ka kaluar më shumë se dy muaj nga grabitja spektakolare e Rinasit, Policia ka sekuestruar ditën e sotme 1.5 mln euro pasuri të një prej hajdutëve, Admir Muratajt dhe familjarëve të tij.

Në mesin e pasurive, të cilat i janë sekuestruar familjes hajdutit të vrarë gjatë grabitjes në Rinas është vila e tij 3-katëshe në Prezë, toka apartament banimi i porositur në Sarandë me vlerë 90 000 euro dhe 9 automjete.

Ndërkohë që ende po punohet për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë të afërmit e Admir Muratajt por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre.

Lista e pasurive të sekuestruara:

Vilë 3 – katëshe e ndodhur në Prezë, Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 e shtetasit A. M., ndodhur afër Saukut,

Garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të shtetasit A. M., blerë në vitin 2016

Apartament me sipërfaqe 100.5 m2, në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall, në emër të shtetasit A. M.

Apartament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro.

Apartament, me sipërfaqe 71 m2, në emër të shtetases A. A.

9 automjete të llojeve të ndryshme relativisht të shtrenjta.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë – Sekuestrohen rreth 1.5 milion euro pasuri në pronësi të shtetasit A. M. dhe familjarëve të tij

Në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, në vijim të punës për gjurmimin, evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, Departamenti i Policisë Kriminale në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, kanë bërë sekuestrimin e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme të cilat i përkisnin shtetasve A. M., Sh. M. dhe C. M., dhe konkretisht:

Vilë 3 – katëshe e ndodhur në Prezë, Tiranë, me një sipërfaqe totale ndërtimi 300 m2 në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall me sipërfaqe 600.3 m2 e shtetasit A. M., ndodhur afër Saukut,

Garazh me sipërfaqe 23 m2, në emër të shtetasit A. M., blerë në vitin 2016

Apartament me sipërfaqe 100.5 m2, në emër të shtetasit A. M.

Tokë truall, në emër të shtetasit A. M.

Apartament banimi në Sarandë, i porositur në datë 05.07.2012 tek një shoqëri ndërtimi, kundrejt shumës 90 000 euro.

Apartament, me sipërfaqe 71 m2, në emër të shtetases A. A.

9 automjete të llojeve të ndryshme relativisht të shtrenjta.

Vlera e pasurive të sekuestruara llogaritet rreth 1,5 milion euro.

Pasuritë e sekuestruara janë lënë në administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Po punohet për identifikimin e pasurive dhe aseteve të tjera që kanë këta shtetas, por që nuk i kanë të regjistruar në emër të tyre.

Organizatori i disa grabitjeve Admir Murataj u vra më 9 prill gjatë një shkëmbim zjarri me policinë, pas grabitjes së 6 milionë eurove brenda aeroportit të Rinasit. Murataj, ishte shpallur në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017. Grupi i tij u dënua gjatë marsit me 107 vite burg.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitja ne rinas sekuestrohet pasuria e admir muratajt vrasja e admir muratajt grabitja ne rinas sekuestrohet pasuria e admir muratajt vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll