Aktualitet

‘Po me grabisin shtëpinë!’/ Si u kap hajduti nga Vlora në Divjakë, bashkëpunëtori i tij në kërkim

17 Qershor 2019, 07:09 Nga DOSJA
‘Po me grabisin shtëpinë!’/ Si u kap hajduti nga Vlora

DIVJAKË- Një 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë pasi u kap në flagracë duke vjedhur një shtëpi.

Gjatë natës, pronari i shtëpisë kishte vënë re dy persona në shtëpinë e tij dhe kishte telefonuar policinë. Kjo solli arrestimin e M.J., ndërsa në kërkim u shpall B.A, 32 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Në lidhje me këtë ngjarje është sekuestruar një automjet të cilin autorët e kanë braktisur në një rrugicë në Divjakë gjatë momentit të ikjes nga ndjekja e policisë dhe dy telefona celularë.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup në juridiksionin e Divjakës.

NJOFTIMI 

Pas telefonatës së shtetasit S.D në numrin unik 112 se në banesën e tij kishin hyrë dy shtetas të huaj, menjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e Policisë Divjakë ku bëjnë të mundur kapjen në flagrancë të njërit prej autorëve të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” e mbetur në tentativë shtetasin:

M.J, 20 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu u shpall në kërkim bashkëpuntori i tij shtetasi i dyshuar B.A, 32 vjeç, banues në Vlorë.

Në lidhje me këtë ngjarje janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një autoveturë, (automjet të cilin autorët e kanë braktisur në një rrugicë në Divjakë gjatë momentit të ikjes nga ndjekja e policisë) dhe dy telefona celularë të cilët dyshohet se janë përdorur për komunikime për kryerjen e aktivitetit kriminal.

Vijon puna për dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të tjera të kryera nga ky grup në juridiksionin e Divjakës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprime të mëtejshme proceduriale.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitje ne divjake grabitje ne divjake

Sondazh

Poll