Aktualitet

Turjan Hyska: Boll u bëmë copash për 30-qershorin, të flasësh për natyrën të bëjnë të çmendur dhe alien

17 Qershor 2019, 05:37 Nga DOSJA
Turjan Hyska: Boll u bëmë copash për 30-qershorin, të

Tiranë-“Në Shqipëri të flasësh për mjedisin, shëndetin apo mbrojtjen e natyrës je alien ose i çmendur por ndërkohë qe ne bëhemi copash për 30-qershorin, toka dhe deti helmohet çdo sekondë në këtë vend të bekuar!”. Kështu është shprehur ndër të tjera moderatori Turjan Hyska sa i përket aktualitetit në vendin tonë.

Ai shprehet se vendi jonë nuk ka nevojë për plastikë dhe plehra por për ndryshim dhe kjo sipas tij duhet bërë për fëmijët tanë. Hyska jep mesazhin që duhet të flasim më shumë për natyrën, shëndetin dhe  jo vetëm për politikë.

Reagimi i plotë:

“Kur e pashë për herë të parë në italisht më pëlqeu shumë dhe mendova ta realizojmë në shqip bashkë me fëmijet e “Familja”! Në Shqipëri të flasësh për mjedisin, shëndetin apo mbrojtjen e natyrës je alien ose i çmendur por ndërkohë qe ne bëhemi copash për 30-qershorin, toka dhe deti helmohet çdo sekondë në këtë vend të bekuar! Nëse nuk duam ta bëjmë për veten, ta bëjmë për fëmijët qe s’na kanë asnjë borxh… Një planet kemi, një Shqipëri kemi!!!! Boll me plastikë, boll me plehra…”, shprehet Turjan Hyska.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mesazhi i moderatorit turjan hyska zgjedhjet e 30 qershorit mesazhi i moderatorit turjan hyska zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll