Aktualitet

Mbytet një grua në plazhin e Vjetër në Vlorë, pësoi atak kardiak (Emri+VD+Foto)

17 Qershor 2019, 07:00 Nga DOSJA
Mbytet një grua në plazhin e Vjetër në Vlorë,

VLORË- Një grua është mbytur në orët e para të mëngjesit të sotëm në plazhin e vjetër në Vlorë. Kanë qenë pushuesit ata, të cilët kanë hyrë për t’i dhënë ndihmën e parë gruas së identifikuar si, Shota Baci. Pavarësisht ndihmës, mësohet se gruaja nuk ka mundur dot të mbijetojë.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia. Ndërkohë pritet që trupi i pajetë i 70-vjeçares t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Vlorë

Informacion paraprak:

Rreth orës 08:40, në zonën bregdetare të quajtur “Plazhi i Vjetër” Vlorë, 70 vjeçarja Sh.B., dyshohet se ka pësuar infarkt dhe ka humbur jetën në plazh.

Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pas kqyrjes paraprake gjithashtu në prani të mjekut ligjorë dyshohet se Sh.B, ka pësuar infarkt kardiak sapo është futur në ujë disa m larg bregdetit.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mbytet gruaja plazhi i vjeter shota baci. vlore mbytet gruaja plazhi i vjeter shota baci. vlore

Sondazh

Poll