Aktualitet

Përfshihet nga flakët gjatë natës restoranti në Lezhë, dyshimet e para për ngjarjen

17 Qershor 2019, 05:43 Nga DOSJA
Përfshihet nga flakët gjatë natës restoranti në

Lezhë- Në orët e para të mëngjesit të sotëm një restorant është përfshirë nga flakët në qytetin e Lezhës. Dosja.al mëson se restoranti është në pronësi të Tonin Brungës dhe ky biznes ndodhet në afërsi të tregut  të qytetit.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë luhatja e tensionit, dhe fillimisht flakët kanë përfshirë kuzhinën dhe më pas është përhapur në të gjithë restorantin. Nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale të cilat janë të konsiderueshme.

Zjarrfikëset kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve për të mos u përhapur në biznese apo banesa të tjera në zonë.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet përfshihet nga flakët restoranti në lezhë restorani i tonin brungës përfshihet nga flakët restoranti në lezhë restorani i tonin brungës

Sondazh

Poll