Politike

Udhëtime në Holandë me Zoton? Basha depoziton nesër padinë për shpifje

14 Nëntor 2021, 19:37 Nga DOSJA
Udhëtime në Holandë me Zoton? Basha depoziton nesër

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka njoftuar se do të padisë median Mapo.al pas artikullit që publikuan këtë pasdite me të dhënat nga TIMS, ku shkruhej se kryetari i Partisë Demokratike ka udhëtuar drejt Holandës për tu takuar me Klodian Zoton.

Në një reagim zyrtar, PD bën me dije se lajmi është një shpifje pasi Basha dhe PD kanë denoncuar që ditën e parë aferën e inceneratorëve, kanë bërë kallëzim në SPAK dhe për këtë çështje është ngritur edhe një komision hetimor nga Partia Demokratike

“Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të depozitojë nesër kallëzim penal për shpifje ndaj gazetës “Mapo”. Lulzim Basha dhe PD kanë denoncuar që ditën e parë aferën e inceneratorëve, kanë bërë kallëzim në SPAK dhe për këtë çështje është ngritur edhe një komision hetimor nga Partia Demokratike. Shpifjet e ulëta që vijnë nga persona që dje kanë mbështetur kandidatin e PS-së Orlando Rakipi, kanë për qëllim vetëm të dëmtojnë figurën e kryetarit të Partisë Demokratike dhe t’i shërbejnë mafias së inceneratorëve. Asnjë shpifje, apo trillim i ulët, nuk do ta ndalë PD dhe Lulzim Bashën nga beteja për vetting-un në politikë, si rruga e vetme për ta pastruar politikën shqiptare nga llumi ku është zhytur në këto 30 vite,”- thuhet në reagim.

LAJM RYESOR: ORARET FIKSE! TIMS zbulon dy udhëtimet e Lulzim Bashës me Klodian Zoton në Holandë

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike basha e zoto ne holande klodian zoto lulzim basha basha e zoto ne holande klodian zoto lulzim basha

Sondazh

Poll