Politike

Apeli i Ipeshkvijve të Shqipërisë, Meta: Nevojitet një politikë që lufton varfërinë

14 Nëntor 2021, 11:38 Nga DOSJA
Apeli i Ipeshkvijve të Shqipërisë, Meta: Nevojitet një

TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas thirrjes së fortë të Ipeshkvijve të Kishës Katolike Shqiptare drejtuar qeverisë për të marrë masa konkrete për më të varfrit, më të pamundurit në kushtet kur në vend janë rritur ndjeshëm çmimet dhe pritet rritje tjetër e tyre. Në postimin e tij, Meta tha se mbështet plotësisht mesazhin e tyre ndërgjegjësues dhe thekson se nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike që lufton varfërinë dhe ndalon shpopullimin.

E mbështes plotësisht mesazhin ndërgjegjësues dhe aktual drejtuar të gjitha institucioneve shtetërore në vend nga Ipeshkvijtë e Kishës Katolike Shqiptare, misionarëve të Zotit, që çdo ditë janë pranë të varfërve, të pamundurve dhe të mënjanuarve duke bërë çmos për t’ju garantuar mirëqenien dhe dinjitetin njerëzor, për t’ju dhënë zë kauzave të tyre, nxitur solidaritetin, administrimin dhe shpërndarjen e drejtë të të mirave të përbashkëta. Nevojitet një politikë e përgjegjshme ekonomike në interes të qytetarëve, që lufton varfërinë, garanton përfshirjen e plotë sociale, mbështetjen e të pamundurve dhe integrimin e tyre në shoqëri dhe që ndalon shpopullimin e vendit!,”-tha ai.

SHIKO EDHE: 

Rritja e çmimeve,Ipeshkvijtë e Shqipërisë apel qeverisë:Ktheni sytë nga të varfërit!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll