Sport

Qeveria serbe kërkon “kokën” e Ronaldos, shpërblim në rast suksesi ndaj Portugalisë

14 Nëntor 2021, 17:56 Nga DOSJA
Qeveria serbe kërkon “kokën” e Ronaldos, shpërblim

PORTUGALI-Të dielën në mbrëmje do të luhet në Lisbonë ndeshja e grupit A për Katar 2022 ndërmjet Portugalisë dhe Serbisë. Dy kombëtaret janë çiftuar në krye të grupit me 17 pikë, me portugezët që kanë golavarazh më të mirë dhe është e pashmangshme që ndeshja e Estadio Da Luz të vendosë se kush do të marrë biletën për Botëror pa kaluar në playoff.

Serbët besojnë te suksesi dhe për ta arritur atë do të kenë një motiv më shumë: qeveria, në marrëveshje me federatën e vendit, në fakt ka ofruar një bonus të konsiderueshëm në rast të një fitoreje në tokën portugeze.Pra, një barazim do t’i mjaftojë Cristiano Ronaldos dhe shokëve të tij për të marrë një biletë në Katar, ndërsa serbët nuk kanë rezultat tjetër përveç fitores.

Gjatë fluturimit për në Portugali, drejtuesit e federatës serbe kanë njoftuar lojtarët se në rast fitoreje dhe kualifikimi direkt në Katar 2022 do të marrin një bonus prej një milion eurosh. Jo thjesht motivim për Milinkovic, Vlahovic dhe të tjerët, por një milion motivime. Një gjë është e sigurt: një betejë e vërtetë do të zhvillohet në Da Luz.

 

Atenção, Portugal: Plantel da Sérvia irá ganhar no total 1 milhão de euros de prémio, se vencer Portugal.

Revelação do presidente da Sérvia aos jogadores no avião. Fez um acordo com o Governo. pic.twitter.com/7BSiElxnpa

— Cabine Desportiva (@CabineSport) November 13, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport portugalia serbia portugalia serbia

Sondazh

Poll