Aktualitet

Ekzekutimi i Mihasit e Dumanit, 15 të shoqëruar, makina e targat ishin vjedhur

14 Nëntor 2021, 06:33 Nga DOSJA
Ekzekutimi i Mihasit e Dumanit, 15 të shoqëruar, makina e targat ishin

TIRANË– Një atentat me dy viktima është shënuar mbrëmjen e djeshme në periferi të Tiranës, ku pas një breshërie me armë zjarri humbën jetën Erigers Mihasi dhe Armand Dumani. Të dy janë qëlluar për vdekje në zonën e Astirit, brenda një makine tip audi luksoz, i cili ishte në lëvizje, ndërsa në Thumanë është gjetur një automjet tip “Toyota” i djegur. Burime për Dosja.al nga grupi hetimor bëjnë me dije se makina “Toyota” e gjetur duke u djegur në Thumanë është grabitur në Greqi, ndërsa targa AA 532 ON është vjedhur në Tiranë, më 2 korrik. Që prej 5 muajsh ato mbaheshin rezevë për t’u përdorur për vrasjen e dyfishtë mbrëmjen e djeshme.

Në këtë mjet, Policia ka gjetur edhe 2 kallashnikovë, me të cilët autorët mendohet se kanë qëlluar në drejtim të viktimave. Por në to numri serial ishte i fshirë, ndërsa ekspertët kanë nisur me punën në laborator për të mësuar nëse armët janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Gjatë natës ka pasur kontrolle në disa qytete të vendit, por deri më tani nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për të dyshuar lidhur me ngjarjen. Pikat e kontrollit janë ngritur në Tiranë, Durrës dhe në Elbasan. Ndërkohë që Policia gjithashtu ka sekuestruar filmimet e kamerave të sigurisë, të cilat mendohet se kanë kapur atentatin dhe mendohet se do të ndihmojnë hetuesit në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Deri më tani, gjithsej janë shoqëuar 15 persona lidhur me atentatin, por nuk ka asnjë të ndaluar nga Policia, e cila gjithashtu nuk ka njoftuar as edhe për ndonjë të dyshuar, edhe pse në vrasje mendohet se kanë marrë pjesë 6 persona. Pista kryesore mendohet se është aktiviteti kriminal i Mihasit, i cili së fundmi ishte nën përgjim edhe për vrasjen e ish-policit në Laç, Xhelal Reçi.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Jeta pa mëkate! Mihasi kishte filluar të shkonte në xhami: Të gjithë jemi gabimtarë

ME FOTO: E vranë bashkë me shokun! Ky është viktima e dytë e atentatit në Astir

DINAMIKA: Atentati i dyfishtë në Tiranë! Si u vra Mihasi me shokun brenda ‘Audi-t’

Ekzekutimi mafioz ndaj Mihasit, makina e autorëve e vjedhur në Greqi

Precizion maksimal! Vrasës me pagesë ekzekutuan Erigers Mihasin dhe Armando Dumanin

E vranë dje/Vetëm 24 orë në Shqipëri! Erigels Mihasi ndiqej këmba-këmbës nga armiqtë

Atentati me 2 të vdekur në Astir/ Policia ngre postblloqe në Elbasan (PAMJE)

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat me dy viktima ne astir vritet armando dumani vritet erigers mihasi atentat me dy viktima ne astir vritet armando dumani vritet erigers mihasi

Sondazh

Poll