Aktualitet

Vrau në ’97/ U arrestua pas 22 vjetësh në Angli, ekstradohet Defrim Iseberi

14 Nëntor 2021, 12:51 Nga DOSJA
Vrau në ’97/ U arrestua pas 22 vjetësh në Angli,

BRITANI E MADHE- Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Bëhet fjalë për Dëfrim Iseberi, i cili është dënuar me 7 vite vrasje nga Gjykata e Kukësit në vitin 1997.

NJOFTIMI I PLOTË:

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë, një 47-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Nga ZQK Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me autoritet e Mbretërisë së Bashkuar, u krye ekstradimi drejt vendit tonë, i shtetasit Defrim Iseberi, 47 vjeç. Ky shtetas, është arrestuar nga autoritet policore në Mbretërinë e Bashkuar në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të nxjerrë nga ZQK Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Shkodër, në vitin 2016, e ka dënuar me 8 vjet burgim, për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur: Ky shtetas më datë 16.10.1997, në Kukës, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin D. M., i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

Iseberi ka vrarë me armë zjarri një roje sigurie në vitin 1997 në hotelin “Gjallica” në Kukës. Që prej asaj kohe ai është larguar ilegalisht drejt Anglisë, e nga ana tjetër ai u dënua në mungesë nga drejtësia shqiptare me 20 vite burg. Ka qenë programi televiziv CrimeWatch’ në BBC1, që ka ndihmuar policinë britanike të kapte shqiptarin. Ndërkohë edhe pse në arrati, Ai kishte postuar në vitin 2011 një video në Youtube duke luajtur futboll. Përmes kësaj videoje policia ka arritur të zbulojë edhe imazhin e shumë të kërkuarit shqiptar

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet dëfrim iseberi ekstradohet defrim iseberi dëfrim iseberi ekstradohet defrim iseberi

Sondazh

Poll