Aktualitet

Pastronin paratë e ‘Cosa Notra-s’, burg kunatit dhe ish-truprojës së Rezart Taçit!

14 Nëntor 2021, 07:57 Nga DOSJA
Pastronin paratë e ‘Cosa Notra-s’, burg kunatit dhe

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit Artur Balla dhe Bledar Lilo, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi parash. SPAK kërkon për dy të arrestuarit masën e sigurisë ‘arrest me burg’, pasi i akuzon  si të përfshirë në skemën e pastrimit të 18.4 mln eurove.

Gjatë seancës së sotme në GJKKO, pala mbrojtëse ka kërkuar që çështja të mos hetohet nga SPAK dhe të shpallë moskompetencën, pasi Artur Balla dhe Bledar Lilo vetëm kanë qenë shoqërues të italianit Francesco Zummo, 90 vjeç dhe ekonomisti i tij Fabio Petruzzella dhe mohojnë që të kenë pasur para apo të kenë hapur llogari bankare apo kryer transferta parash.

Po ashtu, pala mbrojtëse pretendon se ata nuk kanë pasur lidhje me paratë, ndërsa thonë se ata kanë kaluar në rrugë bankare dhe se duhet të mbajnë italiani Francesco Zummo përgjegjësi pasi ata kanë kryer veprimet. Megjithatë pretendimet e tyre janë rrëzuar nga togat e zeza.  

Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre. Sipas hetuesëve të çështjes, Balla dhe Lilo ndihmonin italianët me lëvizjet e tyre në Shqipëri dhe bënin transfertat e parave sipas porosive që u jepte biznesmeni Rezart Taçi, i cili është shpallur në kërkim.

18.4 milionë euro ishin depozituar nga korriku në një llogari bankare të hapur pranë një banke të nivelit të dytë në Tiranë dhe pastaj duhet transferoheshin në Hong-Kong dhe Singapor nëpërmjet një kompanie të Rezart Taçit, por SPAK e ka bllokuar operacionin. Llogaria ishte në emër të Francesco Zummo me shumën 18.399.996 euro. Ndërsa Taçi do të fitonte 3 milionë euro nga ky operacion, ose 16% e shumës.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet shpallet ne kerkim rezart taci spak shpallet ne kerkim rezart taci spak

Sondazh

Poll