Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ora shënonte 19:40 kur në zonën e Astirit u dëgjuan breshëri të shtënash kallashnikovi. Dy qyta dolën jashtë xhamave të një mjeti tip “Toyota”, të cilët qëlluan pa u ndalur dhe me precizion të lartë drejt “Audit” luksoz me të cilin qarkullonin dy të ndjerët, Erigers Mihasi dhe Armando Dumani. Të ndaluar në semafor, gati për të kthyer mjetin në rreth, pranë tyre erdhën atentatorët që duket se i ndiqnin prej disa orësh në çdo lëvizje.
Mihasi, një emër i njohur për drejtësinë por edhe Policinë e Shtetit, sapo ishte kthyer në Shqipëri nga Gjermania, ku nuk kishte mbushur mirë as 24 orë. Megjithatë mbahej në përgjim nga Policia si një nga të dyshuarit kryesorë për vrasjen e ish-policit, Xhelal Reçi disa javë më parë në Laç. Pas vrasjes, për arsye që nuk dihen, i riu ishte larguar nga vendi, për t’u kthyer vetëm disa orë më parë. Edhe pse 32-vjeçari sapo “kishte shkelur” në Shqipëri, mesazhi tek armiqtë e tij kishte shkuar më shpejt se mbërritja e tij, e menjëherë ishin marrë masa. Autorët, të cilët dyshohet se ishin 6 në total, e ndiqnin në lëvizjet e tij në Tiranë. Megjithatë duket se në një moment janë stepur nga Policia. Kjo pasi vetëm 30 minuta para se të vritej, si për ironi të fatit mjeti “Audi” ishte ndaluar për t’u kontrolluar nga efektivët. Por mesa duket të dy kanë qenë “të pastër” dhe janë lënë të lirë që të qarkulllojnë. Kjo për fatin e tyre të keq.
Sa kanë bërë rrugën nga Universiteti Politeknik, pranë sheshit ‘Nënë Tereza’ deri në Astir, autorët kanë gjetur momentin e duhur për të shtënë; në semafor dhe shumë pranë daljes nga Tirana. Pasi qëlluan me gjithë arsenalin që kishin me vete, autorët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa mjeti i viktimës, lëvizi për disa metra duke u përplasur me trotuarin përballë. Të kapur në befasi nuk kishin mundur që të bënin asnjë lëvizje. Ndërsa autorët plotësuan skemën që është kthyer në rutinë tashmë për thuajse çdo ngjarje kriminale.
Shkuan në një fshat pranë vendit të ngjarjes, në këtë rast Thumana, e i vunë flakën mjetit “Toyota”, e cila ishte grabitur në Greqi, ndërsa target ishin marrë që në korrik. 5 muaj kohë për të përgatitur gjithçka. Megjithatë brenda makinës çdo gjë u gjet e shkrumbuar duke e bërë të vështirë gjetjen e ndonjë detaji që mund të dërgojë tek autorët dhe bashkëpunëtorët e qitësave.
Një gjë është e sigurtë; dje në Tiranë është shtënë nga një dorë e stërvitur, sipas hetuesëve, me shumë mundësi vrasës me pagesë, të cilët nuk e kanë për herë të parë një ‘aksion të tillë’. Kjo tregohet edhe nga koha e largimit, e angazhimi që bënë edhe 3 të tjerët që i prisnin në Thumanë.
Por kush ishin viktimat e atentatit në Tiranë
Erigers Mihasi rezulton i arrestuar në vitin 2019 si një prej personave të dyshuar të grabitjes me armë të banesës së prindërve të Elton Çiçës në Tepelenë. Mësohet se arrestimi i tij është bërë në Yrshek të Tiranës, por Mihasi përfitoi pafajësinë në këtë krim dhe u lirua disa muaj më pas. Po ashtu, emri i tij doli edhe në sulmin me armë ndaj kompleksit “Eiffel”, ku Mihasi u raportua si një nga bashkëpunëtorët e sulmit. Ai njihej si mik i ngushtë me Santiago Malkon, ish-policin që u vra më 27 gusht të vitit 2019.
Ndërsa edhe viktima tjetër, Armando Dumani, njihej si një person me precedent penal. Ai mësohet se ka kryer grabitje në një bankë të nivelit të dytë, nën kërcënimin e armës. Megjithatë vetëm duke parë dy skedat, mendohet se shënjestra ishte Mihasi. Por nuk dihet se për cilën ngjarje.
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
TIRANË – Sipërmarrësi Ervin Resuli reagoi i irrituar ndaj akuzave të ish-zv/kryeministrit Erion Braçe ndaj biznesmenist të firmës “Doni Fruits...
TIRANË– Lëvizje të tjera janë konfimruar sot në Policinë e Shtetit që pas ardhjes së kryepolicit të ri Gledis Nano. Kësaj here, sektori i prekur ësht...
BULQIZË– Një 54-vjeçar, me iniciale M.A., është prangosur nga Policia pasi akuzohet se ka prerë në mënyrë të paligjshme lëndë drusore, e më pa...
TIRANË– 3 persona janë arrestuar dhe 14 të tjerë po procedohen penalisht pasi akuzohen për organizmin të paligjshëm të lojrave të fatit në Tiranë. Nj...
TIRANË– Erigers Mihasi, 32 vjeç, një nga dy viktimat e djeshme të atentatit në Astir, duke se kishte vendosur që të linte pas të shkuarën e ti...
PRISHTINË – Kryetari i Lidhjes Demokratiek të Kosovës Lumir Abdixhiku hodhi votën e tij për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë. Kreu i LDK...
TIRANË – Të dhëna të tjera janë zbuluar lidhur me atentatin mafioz të kryer ndaj Erigers Mihasit dhe Armando Subanit mbrëmjen e djeshme në zonën e “A...
TIRANË – Kryeministri Edi Rama njoftoi mëngjesin e sotëm hapjen e kantierit të ndërtimit për tunelin e Llogarasë. Nëpërmjet një videoje ku tregon projektet...
TIRANË- Janë dashur 6 persona që të heqin “qafe” Erigers Mihasin dhe Armando Dumanin! Hetuesit e çështjes, të cilët kanë nisur nga puna për të zbard...
TIRANË– Erigers Mihasi është një nga dy viktimat e atentatit të djeshëm në zonën e Astirit, ku u qëllua me armë zjarri ndaj mjetit “Audi”, ku i ndjer...