Aktualitet

Aksident në Librazhd, përplaset kamioni me autobusin, plagosen dy pasagjerë

14 Nëntor 2021, 11:26 Nga DOSJA
Aksident në Librazhd, përplaset kamioni me autobusin, plagosen dy

ELBASAN– Dy persona mbetën të plagosur në një aksident rrugor në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, ku një kamion është përplasur me një autobus.

Në vendin e quajtur Urakë, kamioni me drejtues D.B., banues Elbasan është përplasur me një autobus me drejtues A.Ll., banues në Lushnje. Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit L.S., 50 vjeç, banues në Lushnjë dhe A.L., 30 vjeç, banues në Divjakë, të cilët ishin pasagjerë në autobus.

Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne librazhd-qafë thanë librazhd-qafë thanë aksident ne librazhd-qafë thanë librazhd-qafë thanë

Sondazh

Poll