Aktualitet

Ftesa për “turizëm” refugjatëve, arrestohet 29-vjeçari në Rinas

14 Nëntor 2021, 12:22 Nga DOSJA
Ftesa për “turizëm” refugjatëve, arrestohet

TIRANË – Një 29-vjeçar nga Durrësi u arrestua në Rinas organizim të trafikut të paligjshëm të refugjatve. I riu H.L. bashkëpunonte me një shtetas iraian, K.A., 40 vjeç duke dërguar “ftesa për turizëm” 7 personave nga Siria, Egjipti dhe rajoni i Lindjes së Mesme për të kaluar kohën e lirë në Shqipëri.

Ky kamuflim bëhej për t’i ndihmuar refugjatët të kalonin territorin e Shqipërisë me destinacion vendet e BE-së. Ndërkohë, policia ka shpallur në kërkim iranian K.A. Të dy organizatorët bashkëpunonin me persona të tjerë që jetojnë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Gjithashtu policia vendosi të procedojë penalisht 7 refugjatët: A. A., 33 vjeç; A. A., 38 vjeç; B. B., 28 vjeç; A. A., 34 vjeç; A. A., 52 vjeç; A. I., 54 vjeç; A. M., 39 vjeç.

Autoritetet shqiptare po punojnë për zbulimin e plotë të grupit të trafikut të emigrantëve të paligjshëm.

NJOFTIMI I POLICISë

Finalizohet operacioni i koduar “THE INVITATION”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Rinas.

Vihet në pranga 1 shtetas dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Si dhe procedohen penalisht 7 shtetas të tjerë të huaj.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, finalizuan me sukses operacionin e koduar “THE INVITATION”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi i shtetasit:

H. L., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij shtetasi sirian K. A., 40 vjeç, banues në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim dhe me persona të tjerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, siguronin ftesa fiktive për persona të ndryshëm të huaj kryesisht nga vende si Siria, Egjypti dhe shtete të tjera nga Lindja e Mesme për të ardhur në Shqipëri me justifikimin për qëllime turistike, të cilët më pas ju siguronin ndihmë për t’u larguar në menyrë të jashtëligjshme nga vendi jonë drejt vendeve të BE-së.

Në vijim të veprimeve nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë u proceduan penalisht dhe 7 shtetas të huaj, për veprën penale “ Kalimi i paligjshëm i kufirit”, konkretisht shtetasit :

A. A., 33 vjeç; A. A., 38 vjeç; B. B., 28 vjeç; A. A., 34 vjeç; A. A., 52 vjeç; A. I., 54 vjeç; A. M., 39 vjeç.

Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(d.v/dosja.a;)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kalim i paligjshem refugjate refugjatet ne shqiperi rinasi kalim i paligjshem refugjate refugjatet ne shqiperi rinasi

Sondazh

Poll