Sport

Franca, tetë gola (4 Mbappé) dhe biletë për në Katar, Holanda luan finalen me…

13 Nëntor 2021, 22:02 Nga DOSJA

EUROPË-Raundi i parafundit kualifikues për Kupën e Botës Katar 2022, përsa i përket grupeve D, E dhe F, bën që Franca dhe Belgjika të marrin biletën për Kupën e Botës. “Gjelat” nuk treguan mëshirë ndaj Kazakistanit duke triumfuar 8-0, ku kryefjala ishte Kylian Mbappe me katër gola, ndërsa Benzema shënoi dopietë, ndërkohë që dy golat e tjerë u shënuan nga Rabiot dhe Griezmann. Kështu Franca shkon në kuotën e 15 pikëve në Grupin D.

Në Grupin E, Belgjika fitoi 3-1 ndaj Estonisë. Golat për “Djajtë e Kuq” u shënuan nga Benteke 11′, Carrasco 53′ dhe Thorgan Hazard në minutën e 74′. Me këtë fitore, Belgjika shkon në kuotën e 19 pikëve,ndërkohë që Uellsi arrin play-offin pas fitores 5-1 ndaj Bjellorusisë.

Në Grupin G, Holanda vështirëson kualifikimin dhe çdo gjë do të vendoset ndeshjen e fundit ku Holanda do të presë Norvegjinë, dy skuadrat që do të kërkojnë kualifikimin dhe pritet një betejë e ashpër. Përballë Malit të Zi përfaqësuesja drejtuar nga Van Gaal nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport franca holanda mbappe franca holanda mbappe

Sondazh

Poll