Sport

Më së fundi, flet edhe Aguero: “Nëse më duhet të ndalem, do ta bëj”

14 Nëntor 2021, 09:29 Nga DOSJA
Më së fundi, flet edhe Aguero: “Nëse më duhet të

SPANJE – Krahas problemeve të fushës, me debutimin e pritshëm të Xavit në stol, në qendër të Barcelonës është edhe situata delikate e Sergio Agueros. Karriera e lojtarit argjentinas do të rrezikonte të mbyllej, siç kanë hipotezuar shumë media spanjolle, veçanërisht nëse analizat, të cilave do t’i nënshtrohej, do të zbulonin një aritmi malinje. Në fakt, tabloja kardiologjike e sulmuesit të Barcelonës do të ishte më e komplikuar nga sa pritej, mirëpo derisa të keni një përgjigje përfundimtare (çështje javësh/muajsh) lojtari nuk dëshiron të mendojë për skenarin më të keq.

Gazetarja Pia Shaw së fundmi ka postuar një bisedë me ish-lojtarin e Cityt, i cili tregon: “Jam mirë, mirë… Thashethemet janë të tmerrshme. Kjo sëmundja e zemrës kërkon kohë, të paktën 6 muaj. Unë jam 33 dhe duhet të pres 6 muaj, plus tre seanca stërvitore për t’u rikthyer në fushë. Epo, është e komplikuar. Unë duhet të jem jashtë fushave të futbollit për 9 muaj, gati një vit, prandaj ata spekulojnë për largimin tim. Nëse më thonë se duhet të ndaloj, unë do të bëj, por së pari, do të pres rezultatet.”

Aguero dëshiron të ndjekë hap pas hapi çdo procedure, që kërkohet për t’u rikuperuar duke pritur sigurinë: “Unë vazhdoj me planin tim të rikuperimit, pastaj do të shohim se cila do të jetë më e mira. Unë u shtrova në spital për pesë ditë, më kontrolluan, pas së cilës shkova te pushoj deri ne testin e parë. Pra tani është çështje durimi… shkova në Andorra për tri ditë isha shumë nervoz për çdo gjë që kishte ndodhur. Në një javë do të bëj provat në klinikë dhe do të shohim hapat që duhen ndjekur. Por ajo që thonë është e çuditshme, nuk e di”.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport

Sondazh

Poll