Aktualitet

Situata në PD, Basha: Berisha nuk e ka luftën me mua, e bën për interesa personale

13 Nëntor 2021, 16:11 Nga DOSJA
Situata në PD, Basha: Berisha nuk e ka luftën me mua, e bën

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas situatës së krijuar në Partinë Demokratike. Në dy statuse në Twitter, Basha shkruan se ai gjithmonë ka mbajtur një qëndrim në interesin më të mirë të demokratëve, kurse ish-kryeministri Sali Berisha sipas tij, ka bërë totalisht të kundërtën. Basha shton se Berisha nuk e ka luftën me të, por me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për interesat e tij personale.

“Qëndrimi im si kryetar i Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë në interesin më të mirë të demokratëve dhe në interes të së nesërmes së Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë. Interesat personale të askujt nuk mund ta bunkerizojnë Partinë Demokratike. Sali Berisha nuk e ka luftën me mua, nuk po e bën luftën për asnjë demokrat, luftën e ka me SHBA, luftën po e bën për interesat e tij personale,”- shkruan Basha.

Ç’po ndodh në PD?

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon të mbledhë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike më 11 dhjetor. Ai pretendon se ka dorëzuar 4 mijë e 200 formularë me firmë të demokratëve, shumë më tepër se 1 e katërta që i nevojitet për të thirrur Kuvendin, por Basha nuk e njeh këtë procedurë. Edhe pse është ftuar nga vetë Berisha e Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, të cilit i janë besuar formularët, Basha nuk është paraqitur për të bërë verifikime. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmnet Bardhi është shprehur publikisht se firmat dorëzohet në sekretariatin e partisë, verifikohen aty e më pas nëse janë korrekte thirret Kuvendi. Sipas Bardhit nuk ka Kuvend më 11 dhjetor pasi është tejkaluar çdo limit kohor dhe në selinë blu s’ka shkuar asnjë kërkesë zyrtare.

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes lulzim basha sali berisha aksioni i berishes lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll