Aktualitet

Donin t’i iknin policisë, aksidentohet çifti në Tepelenë, me 3 emigrantë në mjet

13 Nëntor 2021, 14:05 Nga DOSJA
Donin t’i iknin policisë, aksidentohet çifti në

GJIROKASTËR– Pesë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se një çift të rinjsh tentuan t’i iknin policisë pasi po transportonin tre emigrant të paligjshëm me mjetin e tyre, por makina dol inga rruga. Për pasojë, të rinjtë bashkë me tre emigrantët u plagosën. Drejtuesi A.K., 20 vjeç është prangosur gjithashtu.

Njoftimi i policisë Gjirokastër:

Në vijim të operacionit “Muzgu”, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Gjirokastër dhe Komisariatin e Policisë Tepelenë, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i shtetasit A. K., u bë pasi në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, shtetasi i mësipërm nuk i është bindur urdhërit për të ndaluar të shërbimeve të policisë, të cilët po ushtronin kontroll në automjete, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe si rezultat i shpejtësisë së mjetit, në vendin e quajtur “Uji i ftohtë”, Tepelenë, mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit, pasagjerja, shtetasia E. B., banuese në Tiranë dhe 3 emigrantë të paligjshëm, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti. Materialet në ngarkim të shtetasit A. K. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë”.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e gjirostres policia e gjirostres

Sondazh

Poll