Aktualitet

Shpërdoroi detyrën! Arrestohet ish-shefi i policisë në Sarandë (EMRI)

13 Nëntor 2021, 09:00 Nga DOSJA
Shpërdoroi detyrën! Arrestohet ish-shefi i policisë në

SARANDË– Një ish-shef policie është arrestuar në qytetin e Sarandës, pasi ishte shpallur në kërkim për shpërdorim detyre. Adrian Nuha, 64 vjeç, banues në Sarandë, ishte në kërkim pasi u la në arrest me burg për veprën penale ‘shpërdorim detyre’. Ish-polici iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

NJOFTIMI I POLICISË:

Po nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen Nr.4, Sarandë, ndodhej një person në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit: -A. N, 64 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”. Shtetasi A. N, ju dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të metejshme.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adrian nuha arrestohet ish shefi i policise sarande adrian nuha arrestohet ish shefi i policise sarande

Sondazh

Poll