Aktualitet

Ish-partneri për Klodianën: Obsesionin e ka kthyer në psikozë, ka qënë e shtruar

13 Nëntor 2021, 13:24 Nga DOSJA
Ish-partneri për Klodianën: Obsesionin e ka kthyer në

GREQI– Mjeku grek i cili u qëllua me dy plumba nga nëna e vajzës së tij, Klodiana Çelo ka treguar se ajo ka qënë e shtruar dy herë në një klinikë psikiatrike. Në një lidhje telefonike në një emision grek, ai ka zbuluar se ish-partnerja shqiptare ka psikozë dhe obsesion.

Obsesionet e saj të ndryshme u kthyen në psikozë dhe e gjithë kjo e çoi atje ku e çoi. Ajo ishte shtruar dy herë në një klinikë psikiatrike. Fatkeqësisht edhe unë kam vuajtur dhunë nga sjellja e saj impulsive. Ajo ishte agresive, impulsive, e dhunshme. Në një moment të padyshimtë ajo bëri një sulm me spërkatje kundër meje. Edhe unë i kam shpëtuar sjelljes së saj të dhunshme”.

Okulisti 68-vjeçar është në intubim, pasi iu është nënshtruar dy operacioneve, që zgjatën tetë orë.

Doktori është më mirë. Në 2-3 ditë do të kuptojmë nëse e kapërceu rrezikun. Operacioni shkoi mirë,” tha avokati i okulistit, Alexandros Alexandrakis.

Burimi: Protothema.gr

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gruaja qellon burrin ne greqi klodiana çelo klodiana celo pavlidou gruaja qellon burrin ne greqi klodiana çelo klodiana celo pavlidou

Sondazh

Poll