Aktualitet

PËRGJIMET për pastrim parash! SPAK zgjeron hetimet për Taçin, kërkesa për bankat

13 Nëntor 2021, 13:10 Nga DOSJA
PËRGJIMET për pastrim parash! SPAK zgjeron hetimet për

TIRANË– Biznesmeni Rezart Taçi është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi akuzohet për pastrim parash.

Hetimet për të ende vijojnë ndërkohë që SPAK ka kërkuar infomacione nga bankat e nivelit të dytë në vend për të parë të gjitha transaksionet që mund të jenë kryer nga Rezart Taçi, si dhe për të zbuluar nëse ka pasur ndonjë të paligjshëm. Hetimet po kryhen dhe për personat që kanë bashkëpunuar me Taçin, dy prej të cilëve u arrestuan ditën e djeshme. Bledat Lilo dhe Artur Balla janë dy bashkëpuntorët e Taçit të cilët u vunë në pranga, ndërsa vetë biznesmeni është shpallur në kërkim pasi nuk u gjet në banesë.

Ditën e djeshme Taçi mohoi akuzat dhe paralajmëroi se do kthej në Shqipëri shumë shpejt për t’u përballur me drejtësinë. Në disa intervista të ndryshme televizive, Taçi tha dje se akuzat ndaj tij janë të pabaza, dhe se me sipërmarrësin e dyshuar italian nuk ka pasur njohje të mëparshme.

Biznesmeni Rezart Taçi është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e djeshme. Në pranga kanë përfunduar dy bashkëpunëtorët e tij Artur Balla dhe Bledar Lilo. Ish-bossi i kompanisë së naftës “ARMO”, akuzohet se është i përfshirë në pastrimin e parave nga veprimtaritë kriminale, vepër penale kjo e ngritur dhe për dy bashkëpuntorët e tij.

Taçi dyshohet se bashkëpunonte në Itali me 90-vjeçarin Francesco Zummon dhe Fabio Petruzzella-n, të cilët janë dy nga italianët e arrestuar në Itali, si të përfshirë në skemën e pastrimit të parave, ndërsa janë në këkrim ende edhe dy italianët e tjerë. Përmes transaksioneve bankare, Taçi do të kalonte paratë e krimit në nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri ne bankat e tjera jashtë vendit , ku dhe do të përfitonte përqindjen e tij, rreth 3 milionë euro.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

PËRGJIMET/ Pastrimi i parave, Taçi futi në lojë edhe Presidentin e Malit të Zi

PËRGJIMET e Rezart Taçit: Ai copë m***, po mbledh firmat e ministrave të shqiptarëve

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet rezart taçi shpallet ne kerkim rezart taci rezart taçi shpallet ne kerkim rezart taci

Sondazh

Poll