Aktualitet

I shpallur në kërkim në Bosnje Hercegovinë, kapet i riu në Durrës

13 Nëntor 2021, 14:47 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim në Bosnje Hercegovinë, kapet i riu

DURRËS– Një person ka rënë në pranga, ndërsa 5 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale në 24 orët e fundit. Mësohet se një 26-vjeçar me inicialet A. Z., banues në Durrës ka rënë në pranga pasi rezulton i shpallur në kërkim në Bosnje Hercegovinë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  proceduan penalisht  4 persona për veprat  penale “Trafikim i mjeteve motorike” , “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm”.

Njoftimi i policies:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  proceduan penalisht  4 shtetas për veprat  penale “Trafikim i mjeteve motorike” , “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm”, konkretisht shtetasit:

Si dhe shtetasi  K. M., 31 vjeç, banues në Kosovë, pasi në P.K.K. Durrës ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të kundraligjshme, me pasaportë gjermane në emër të një shtetasi tjetër. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, proceduan penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit” , shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin Tiranë-Durrës, në fshatin Koxhas, Shijak, është kapur nga shërbimet e Policisë, me kamionin tip “Benz”, duke hedhur inerte të ndryshme.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e durresit policia e durresit

Sondazh

Poll