Aktualitet

Mbyllet greva e urisë në Peqin, kërkesat e tyre do të shqyrtohen brenda tre muajve

13 Nëntor 2021, 13:43 Nga DOSJA
Mbyllet greva e urisë në Peqin, kërkesat e tyre do të

ELBASAN– Të burgosurit në Peqin kanë përfunduar grevën e urisë pasi ranë dakord për një zgjidhje me drejtorinë e përgjithshme të burgjeve dhe avokatin e popullit.

Ata i dërguan një letër ministrit të Drejtësisë dhe kryeministrit ku i kërkonin rishikimin e mundësisë së lirimit të tyre me kusht kur kanë kryer 25 vite burgim. Për këtë, ata refuzuan ushqimin dhe hynë në grevë urie, ndërsa ministria e Drejtësisë së bashku me Avokatin e Popullit pranuan shqyrtimin e kësaj kërkese brenda tre muajve afat, i cili pritet të paraqitet dhe në Kuvend.

Të dënuarit kërkojnë përafrimin e ligjit me atë Europian, ata shkruajnë në letrën e tyre se shkollimi mungon, çdolloj aktiviteti mungon, përveçse një herë në 2 javë loja e futbollit dhe një herë në javë mësimi i fesë. Pakënaqësi ka dhe në ofrimin e së njëjtit ushqim në këtë burg për 365 ditë të vitit. Në mbyllje, ata kërkojnë dhe mundësinë e lejes si të drejta njerëzore dhe legjitime.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet burgu i peqinit greve ne burg burgu i peqinit greve ne burg

Sondazh

Poll