Politike

Zbulimi i Kryemadhit: PD na garantoi se Merkel do përshëndeste djegien e mandateve

11 Nëntor 2021, 22:53 Nga DOSJA
Zbulimi i Kryemadhit: PD na garantoi se Merkel do përshëndeste djegien

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka zbuluar për herë të parë se Partia Demokratike i kishte premtuar se kancelarja gjermane Angela Merkel e Partia Popullore Evropiane do të përshëndeste Opozitën në djegien e mandateve.

Në përgjigjen e saj për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, i cili tha sot se PD-ja i ka ofruar LSI-së 15 mandate të sigurta për tu futur në një listë të përbashkët në zgjedhje, Kryemadhi zbulon dhe premtimin e bërë.

“Listës së mashtrimit, që për djegien e mandateve do t’i dilte në krah kancelarja Merkel dhe PPE, iu shtua tashmë publikisht edhe kjo e 15 mandateve të ofruara. Një mashtrim pervers që kalon çdo limit njerzor dhe që i shërben vetëm Ramës dhe hijes së tij,”- shkruan Kryemadhi ndër të tjera. 

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazment bardhi monika kryemadhi percahen pd-lsi gazment bardhi monika kryemadhi percahen pd-lsi

Sondazh

Poll