Aktualitet

Gazetari i Bild paralajmëron sërish, Tiede: Nesër përgjime të reja për krimin elektoral

16 Qershor 2019, 13:11 Nga DOSJA
Gazetari i Bild paralajmëron sërish, Tiede: Nesër përgjime

TIRANË– Gazetari gjerman i gazetës Bild, Peter Tiede,  që pak javë më parë publikoi disa përgjime që shkaktuar tërmet në politikën shqiptare, ka paralajmëruar se nesër do të publikojë të tjera pjesë nga dosja 339. Në një reagim në Facebook, Tiede shkruan se  nesër pasdite në Bild do të publikohen përgjime për krimin elektoral në Shqipëri.

“Përgjime të reja për mashtrim elektoral në Shqipëri: Nesër pasdite…. Si Shqiptare unë do të shikoj në bild.de të hënën pasdite“, shkruan gazetari në një postim në Facebook. Edhe pse ai nuk ka dhënë shumë detaje, mësohet se nesër pritet që të publikohen 16 përgjime që janë pjesë e dosjes 339.

Kujtojmë se pak javë më parë prestigjiozia gjermane “Bild” të publiko disa audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/″ një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë. Në përgjime dëgjohej Astrit Avdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar. Po ashtu Avdyli zhvillon dhe një bisedë telefonike me Dakon.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bild nxjerr përgjimet për dakon bild shkrim për shqipërinë dosja 339/1 gazetari peter tiede peter tiede bild nxjerr përgjimet për dakon bild shkrim për shqipërinë dosja 339/1 gazetari peter tiede peter tiede

Sondazh

Poll