Aktualitet

Të arrestuar për vrasje dhe korrupsion, dy anëtarë e AMA në “arrest shtëpie”, burg për 6 të tjerët (VD)

16 Qershor 2019, 09:32 Nga DOSJA
Të arrestuar për vrasje dhe korrupsion, dy anëtarë e AMA

ELBASAN- Gjashtë në burg dhe dy në “arrest shtëpie”, ky ka qenë vendimi i Gjykatës së Elbasanit për të arrestuarit në kuadër të operacionit “Krasta”.  Togat e zeza pasi kanë dëgjuar konkluzionet e prokurorëve dhe të palës mbrojtëse kanë vendosur që të lirojnë nga qelia anëtaren e AMA, Suela Musta dhe Adem Boriçi, ndërsa për të arrestuarit e tjerë është vendosur masa e sigurisë “arrest në burg”. Të tetë personat ranë në prangat e policisë, pas një operacioni të RENEA-s dy ditë më parë, në Elbasan dhe në Tiranë.

Operacioni “KRASTA” është finalizuar me zbardhjen e tri ngjarjeve kriminale, një rast korrupsioni dhe 13 të arrestuar. RENEA, FNSH dhe policia e Elbasanit kanë zhvilluar një mega operacion në banesat e fisit Çapja në Elbasan. Armë, fishekë, jelekë anti-plumbë, portofol me stemën e Policisë janë disa nga sendet që iu janë sekuestruar të arrestuarve. Reparti RENEA ka bërë të mundur ndalimin e 13 personave,  të grupit Çapja, dhe disa zyrtarë të AMA-s, të cilët akuzohen si të përfshirë në disa vepra penale.

Të arrestuarit për korrupsionin në AMA

Bledar Karaj,  39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan – Përfaqësues i TV kabllor “Brado” në Bradashesh;

Adem Boriçi, 61  vjeç,  lindur e banues në Elbasan – pronari i i televizionit privat kabllor “Brado” me frekuencë në Bradashesh/ Licencën e ka marrë në vitin 2011.

Andrea Nathanaili, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë – Ish-Këshilltar në AMA

Suela Musta 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë – Anëtare e Autoritetit të Medias Audivizive

Izmir Hajdari,  51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë – Gazetar dhe ish-inspektor i AMA

Artan Drazhi,  34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan,

Shkëlqim Sula, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim

Ervin Tahiri, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë – Pronar i  TV kabllor “Tata Junior”.

Të arrestuar për ngjarjet kriminale

Florenc Çapja, 38 vjeç i akuzuar për “Vrasje me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”.

Endri Çopja, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, i cili ndodhet në qeli për një tjetër vepër penale në burgun e Elbasanit

H.Gj (S), 40 vjeç, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Mbajtja pa të drejte e uniformës”

Marjus Lulaj (alias Suel Çela), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan – i shpallur në kërkim

Q.H, 25 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve” – i shpallur në kërkim

Ervis Bardhi 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan –  i shpallur në kërkim

Etien Çani. 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan –  i shpallur në kërkim

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet adem borici gjykata elbasan goditen capajt operacioni krasta suela musta adem borici gjykata elbasan goditen capajt operacioni krasta suela musta

Sondazh

Poll