Aktualitet

Vrau 24-vjeçarin për parking në Laç, gjykata jep “arrest me burg” për Emanuel Kocan

16 Qershor 2019, 10:15 Nga DOSJA
Vrau 24-vjeçarin për parking në Laç, gjykata jep

Laç- Gjykata ka dhënë masën “arrest me burg” për Emanuel Kocan i cili vrau për parking 24-vjeçarin në Laç, Viktor Shkorretin. Në sallën e gjyqit nuk ishin të pranishëm as familjarët e viktimës por edhe as të autorit. Koca u arrestua një ditë pasi vrau  24-vjeçarin  Laç, për 3 mijë lekë parking. Në lidhje me këtë krim Koca u shpreh se e vrau të riun pasi ky i fundit e kishte goditur me thikë.  (lexo këtu)

 Si ndodhi vrasja?

Autori i vrasjes Emanuel Kocas ishte bashkë me 6 persona të tjerë në momentin e debatit me 24-vjeçarin. Mësohet se pas vrasjes autorit i ranë disa dokumente në tokë dhe kjo i mjaftoi policisë për të identifikuar atë.

“Mos e parko makinën, se këtu është vendi im”, kjo ishte edhe fjalia që viktima Viktor Shkorreti  i tha 32-vjeçarit me iniciale Emanuel Kocas para se të niste sherri. Menjëherë pas një debati prej disa minutash, 32-vjeçari nxorri armën tip pistoletë dhe vrau 24-vjeçarin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emanuel koca vrasja e 24-vjeçarit në laç vrasja e viktor shkorretit emanuel koca vrasja e 24-vjeçarit në laç vrasja e viktor shkorretit

Sondazh

Poll