Aktualitet

Aksidenti në Tiranë, Policia: 3 të vdekur, Xhuliana Bibaj në gjendje të rëndë

16 Qershor 2019, 09:25 Nga DOSJA
Aksidenti në Tiranë, Policia: 3 të vdekur, Xhuliana Bibaj në

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të TEG-ut. Mësohet se 26-vjeçarja Xhuliana Bibaj nuk ka humbur jetën por ndodhet në gjendje të rëndë, në vdekje klinike.

Policia njofton se në aksidentin tragjik kanë humbur jetën Bardhok Bibaj, 62-vjeç, Valentina Bibaj 54 vjeçe dhe Florida Bibaj e bija 22 vjeçe.

Sipas policisë në gjendje të rëndë është edhe Arlintin Alia, 32 vjeç shoferi i mjetit.

Njoftimi i policisë:

Dua t’u sqaroj në lidhje me aksidentin e ndodhur në orët në para të mëngjesit të sotëm.

Për shkak të konfuzionit të krijuar nga vetë natyra e aksidentit dhe pasojat që solli, edhe informacioni ka qenë jo i saktë.

Ne njoftimin paraprak është raportuar se kanë ndërruar jetë katër persona, por njëra prej vajzave ndodhur në gjendje kritike për jetën, pasi kur është raportuar se ndërroi jetë kishte kaluar në vdekje klinike.

Drejtues mjeti Arlintin Alia, 32 vjeç nga Puka, në gjendje të rëndë për jetën
Bardhok Bibaj. 62 vjeç.Mirditë, ka ndërruar jetë
Valentina Bibaj 54 vjeçe Mirditë, ka ndërruar jetë
Florida Bibaj e bija 22 vjece, ka ndërruar jetë
Xh. Bibaj e bija, 26 vjeçe, është në gjendje kritike për jetën.

U njoftua nga spitali se ndërroi jetë, por ka kaluar në vdekje klinike dhe tashmë ndodhet në gjendje kritike për jetën në Spitalin Ushtarak.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 3 viktima nga aksidenti në tiranë aksidenti në tiranë bardhok bibaj florida bibaj valentina bibaj xhuliana bibaj 3 viktima nga aksidenti në tiranë aksidenti në tiranë bardhok bibaj florida bibaj valentina bibaj xhuliana bibaj

Sondazh

Poll