Aktualitet

Ditëlindja që përfundoi në tragjedi, shpejtësia u merr jetën 3 anëtarëve të familjes Bibaj (DETAJE)

16 Qershor 2019, 10:08 Nga DOSJA
Ditëlindja që përfundoi në tragjedi, shpejtësia u merr

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik në Tiranë, ku humbën jetën 3 pjesëtarë të së njëjtës familje. Gjithçka ka ndodhur në ora 12:15 minuta të mëngjesit të sotëm.

Bardhok Bibaj, 62-vjeç, Valentina Bibaj 54-vjeçe dhe vajza e tyre Florida Bibaj 22-vjeçe kanë humbur jetën në aksidentin e rëndë. Në gjendje të rëndë është vajza tjetër Xhuliana Bibaj. Ndërsa shoferi Arlintin Aliaj është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se familja kthehej nga festimi i datëlindjes së Florida Bibajt nga një lokal në periferi të Tiranës. Makina drejtohej nga Arlintin Alia një mik i tyre, që humbi kontrollin duke dalë jashtë rruge dhe u përplas me bordurën.  Nga ekspertiza paraprake rezulton se mjeti ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi mbi 110 km/h. Tre pjesëtarët e familjes humbën jetën menjëherë. Makina u rrokullis disa herë dhe përfundoi në mes të rrugës.

Ndërhyrja për nxjerrjen e trupave ka zgjatur deri në orën 3 të mëngjesit ndërsa është dashur dhe ndihma e shërbimit zjarrfikës. 22-vjetori i Florida Bibajt përfundoi në tragjedi.

J.V/Dosja.al

 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident i rëndë në tiranë aksident me 3 viktima arlintin aliaj valentina bibaj xhuliana bibaj aksident i rëndë në tiranë aksident me 3 viktima arlintin aliaj valentina bibaj xhuliana bibaj

Sondazh

Poll