Aktualitet

E Rëndë/ Rrëzohet nga skela, ndërron jetë në spital punëtori nga Lezha

16 Qershor 2019, 11:57 Nga DOSJA
E Rëndë/ Rrëzohet nga skela, ndërron jetë në

LEZHË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Lezhë, ku një 43 vjeçar ka humbur jetën, pasi është rrëzuar nga skela, ku ishte duke punuar.

Viktima është shtetasi me iniciale M.SH, 43 vjeç, banues në Lezhë.

Dhe pse është transportuar menjëherë në spital, 43 vjeçari ka ndërruar jetë, pasi nuk amundur dot t’u mbijetojë plagëve të marra në trup.

Njoftimi i policisë Lezhë:

Sot më datë 16.06.2019 rreth orës 13:00, shtetasi M.Sh., 43 vjeç, banues në Lezhë,duke punuar në një  objekt në ndërtim,në qytet Lezhë është rrëzuar nga skela e për pasojë ka marrë dëmtime të shumta trupore.

Shtetasi është dërguar në  spitalin rajonal Lezhë në gjendje të rëndë ku dhe ka humbur jetën.

Grupi hetimor vazhdon veprimet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet humb jeten 43 vjecari lezhe rrezohet nga skela 43 vjeçari humb jeten 43 vjecari lezhe rrezohet nga skela 43 vjeçari

Sondazh

Poll