Aktualitet

Operacioni Tranzit, Gjykata lë në burg 5 persona, mes tyre edhe ‘kapo-ja’ turk

16 Qershor 2019, 10:41 Nga DOSJA
Operacioni Tranzit, Gjykata lë në burg 5 persona, mes tyre edhe

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për 8 personat, të cilët u arrestuan tre ditë më parë, pasi akuzohen për kalimin e paligjshëm të klandestinëve që vinin nga Siria, Turqia dhe Iraku drejt vendeve të BE.

Për 3 të ndaluarit për transit u vendos masa e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe 5 te tjerët “arrest me burg” Ndërkohë 2 të arrestuarit e tjerë do të ketë seancë të mëvonshme.

“Detyrim paraqitje” për shtetasit  me iniciale: A.Z, M.K. M.K

Arrest me burg: M., F. S., D. Q., R. H dhe shtetasi turk U.Ç 39.

Njoftimi i policisë Elbasan: 

Vijon operacioni i koduar “TRANZIT”.

Shkon në 10 numri i personave të arrestuar dhe të ndaluar, që vepronin si grup kriminal në fushën e kontrabandimit të klandestinëve nga vendet e treta.

Në vijim të operacionit janë kapur dhe ndaluar shtetasit :

M.K., 32 vjeç, dhe M.K., 56 vjeç të dy banues në Tiranë , për veprën penale ”Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në formën e kontrabandimit të njerëzve”, kryer në bashkëpunim

Më herët gjatë operacionit të ndjekur me metoda speciale të hetimit nga Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan janë arrestuar e ndaluar edhe 8 persona, ndërmjet tyre dhe kreu i grupit një shtetas turk.

Këta persona në bashkëpunim me njëri- tjetrin, vepronin si grup kriminal, duke organizuar transportin e shtetasve të huaj nga Kufiri i Gjelbër me shtetin grek në drejtim të Tiranës dhe më pas në drejtim të Malit të Zi.

Vazhdon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjykata e elbasanit kalim klandestinesh gjykata e elbasanit kalim klandestinesh

Sondazh

Poll