Aktualitet

Korçë/Goditën me sende të forta eskortën e Ramës, tre persona nën hetim

16 Qershor 2019, 07:56 Nga DOSJA
Korçë/Goditën me sende të forta eskortën e

Korçë- Pasi goditën me gurë eskortën e kryeministrit Edi Rama një ditë në mitingun në Korçë tre persona janë vënë në hetim pasi akuzohen se kanë kundërshtuar punonjësit e policisë.

Ata akuzohen se kanë hedhur në drejtim të tyre sende të forta në momentin kur ka kaluar eskorta e kryeministrit. Sipas policisë së Korçës nën hetim janë vënë M.H, 34 vjeç; S.S, 34 vjeç dhe E.L, 37 vjeç banues në Korçë.

Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u prit me protesta në këtë qark. Si në çdo qytet tjetër, Rama është pritur me protesta nga ish-deputetë opozitarë dhe mbështetës së tyre. Qytetarët u drejtuan nga Ervin Salianji dhe Endrit Braimllari ku pati edhe përplasje me policinë.

Po kështu eskorta e Ramës u godit me bidona me ujë gurë, në aksin rrugor që lidh Korçën me Bilishtin. (lexo këtu)

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ne kolonje edi rama ne korce protestat në korçë edi rama ne kolonje edi rama ne korce protestat në korçë

Sondazh

Poll