Sport

Lojtari nuk vaksinohet kundër Covid, Bayern Munich mund të shkurtojë rrogën e tij!

11 Nëntor 2021, 17:32 Nga DOSJA
Lojtari nuk vaksinohet kundër Covid, Bayern Munich mund të

GJERMANI-Çështja Kimmich është bërë një temë diskutimi në Gjermani. Prej disa ditësh po flasim për qëndrimin e futbollistit të Bayern Munichut, i cili pavarësisht se ka qenë një nga promotorët e një fushate për mbledhjen e fondeve për gjermanët e prekur nga Covid-19, ka zgjedhur të mos vaksinohet. Futbollisti ka shpjeguar arsyet e tij, duke u shprehur se nuk ndihej plotësisht i sigurt.

Ky vendim, përveçse ka ngjallur një valë kritikash nga një pjesë e madhe e klubit gjerman, mund të ketë edhe pasoja financiare për lojtarin e Bayernit, i cili tani duhet të qëndrojë në karantinë për dy javë për shkak të pozitivitetit të fundit të Niklas Süle.

Klubi bavarez mund të përfitojë nga një rregullore e re, e cila hyri në fuqi në nëntor në Gjermani, e cila lejon një punëdhënës të mos paguajë pagën për asnjë punonjës që ende nuk është vaksinuar. E gjithë kjo bie në rastin e Kimmich, i cili e bëri të qartë disa javë më parë se preferon të presë para se të vaksinohet, sepse ka frikë nga efektet anësore.Përveç tij, në izolim pas pozitivitetit të Süles janë edhe dy futbollistë tjerë të kombëtares gjermane si Serge Gnabry dhe Jamal Musiala, të cilët kanë deklaruar se preferojnë të presin vaksinimin.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bayern munich kimmich bayern munich kimmich

Sondazh

Poll