Sport

Është kualifikuar me asnjë humbje dhe asnjë gol të pësuar, Danimarka në kërkim të…

11 Nëntor 2021, 17:03 Nga DOSJA
Është kualifikuar me asnjë humbje dhe asnjë gol të

DANIMARKË-Danimarka është skuadra e dytë europiane pas Gjermanisë që siguroi zyrtarisht biletën për në Kupën e Botës Katar 2022. Përfaqësuesja nordike është e aftë për të shënuar ndaj çdo kundërshtari dhe këtë e ka treguar në gurpin ku bën pjesë.

Tetë ndeshje po kaq e fitore , 24 pikë në grup me 27 gola të shënuar dhe asnjë i pësuar. Merita më e madhe shkon për mbrojtjen e hekurt, natyrisht duke mos lënë mënjanë edhe ciëlsitë e portierit Kasper Shcmeichel.Arritja në Katar me shumë rekorde është shenjë e një ekipi që ka u gjend në vështirësi, duke synuar diçka të rëndësishme.

Në skuadër kanë shënuar 18 lojtarë dhe Danimarka do të dëshirojë të përfundojë dy ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj Ishujt Faroe dhe Skocisë me të gjitha rekordet e mundshme dhe më pas të shkojë në kampionatin botëror për herë të gjashtë.

Një rrugëtim fantastik për kombëtaren e Kasper Hjulmand, duke u bashkuar edhe në momentet më të vështira. Një mbi të gjitha është mungesa e detyruar e Cristian Eriksen, të gjithë janë të detyruar të japin dicka ekstra për shokun e tyre të skuadrës.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport danimarka danimarka

Sondazh

Poll