Aktualitet

50 euro Certifikata e vaksinimit! Manastirliu shkarkon mjeken e Lushnjes nga detyra

10 Nëntor 2021, 08:00 Nga DOSJA
50 euro Certifikata e vaksinimit! Manastirliu shkarkon mjeken e Lushnjes nga

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka shkarkuar nga detyra mjeken e qendrës shëndetësore të fshatit Gradisht të Lushnjes , e cila i lëshoi çertifikatën e vaksinimit kundrejt pagesës një qytetari, pa i kryer vaksinën. Duke e konsideruar këtë akt, një veprim kriminal, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë ngjarjen e rëndë të denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”, të lëshimit të çertifikatës së vaksinimit kundrejt pagesës, pa kryer vaksinimin e qytetarit, nga mjekja e qendrës shëndetësore të fshatit Gradisht të Lushnjes. Sa më sipër, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masën e menjëhershme të shkarkimit nga detyra të mjekes me inicialet E. N. Duke e konsideruar këtë akt, një veprim kriminal, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë.

MSHMS inkurajon organet kompetente t’i shkojnë deri në fund investigimit dhe ndëshkimit të çdo akti korruptiv, që baltos punën e mijëra mjekëve dhe infermierëve, si dhe cenon shëndetin publik të popullatës“, përfundon reagimi i Ministrisë.

Ditën e djeshme, Fiks Fare transmetoi pamjet ku shihej, Elona Naço, mjeke familje pranë ambulancës të fshatit Gradisht Lushnje dhe njëkohësisht mjeke pediatre pranë pediatrisë së spitalit Lushnje lështonte certifikatë vaksinimi pa e kryer vaksinimin.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet certifikate vaksinimi elona naco lushnje ogerta manastirliu certifikate vaksinimi elona naco lushnje ogerta manastirliu

Sondazh

Poll

Aktualitet 10 Nëntor 2021, 06:38

Pse nuk vaksinohen evropianolindorët?

Në javët e fundit, ndërsa Evropa është bërë sërish epiqendra globale e pandemisë së COVID-19, shtimi i rasteve me koronavirus, i shtrimeve në spital dhe i vdekj...