Aktualitet

VD-Gafa epike e ministrit, Ulsi Manja ngatërron anonimatin me identitetin…

9 Nëntor 2021, 11:59 Nga DOSJA
VD-Gafa epike e ministrit, Ulsi Manja ngatërron anonimatin me

TIRANË– Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë konferencës për mediat ditën e sotme ngatërroi anonimatin me identitetin. Teksa po këshillonte qytetarët që të njoftojnë për çdo lloj paligjshmëri që u ndodh dhe hasin në përditshmëri, Manja bëri lapsus duke thënë se do të ruajnë deri në fund identitetin, duke dashur të thotë anonimatin.

‘I bëj thirrje qytetarëve që të na testojnë, mos u nënshtroni, na sfidoni me zërin tuaj dhe nëse nuk iu përgjigjemi, keni të drejtë që të ktheheni tek ankesat dhe kritikat pasi ua kanë marrë lekët. Ua bëj thirrjen qytetarëve që ankohen për mjekët, legalizimet, pyjet dhe çdo lloj inspektori në territor. Duhet të jemi bashkë sepse halli i njërit prej jush bëhet edhe halli i tjetrit. Së bashku jam i bindur që mund t’ja dalim. Në platformën e bashkëqeverisjes keni mundësinë që të na njoftoni dhe ruajmë deri në fund identitetin tuaj.‘- u shpreh Manja.

Ministri i ri, me shumë mundësi ende nuk e di që anonimati është shënimi pa e treguar identitetin që është unik dhe kurrsesi nuk mund të ngatërrohet me anonimatin. Por le të shërbejë kjo herë e parë për një vetëkorrigjim herën tjetër.


(a.b:f.g/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gafa e ulsi manjes platforma e bashkeqeverisjes ulsi manja gafa e ulsi manjes platforma e bashkeqeverisjes ulsi manja

Sondazh

Poll