Aktualitet

Baste sportive në një lokal të kryeqytetit, arrestohen 3 persona. Procedohet pronari

9 Nëntor 2021, 11:40 Nga DOSJA
Baste sportive në një lokal të kryeqytetit, arrestohen 3 persona.

TIRANË – Tre persona janë arrestuar nga komisariati nr.5 i Policisë së Tiranës për ushtrim të aktivitetit të lojërave të fatit në njërin prej lokaleve të kryeqytetit.

Sipas informacioneve të policisë, shtetasit A. K, 20 vjeç, E. Sh, 27 vjeç dhe E. K, 27 vjeç vendosnin baste sportive nëpërmjet telefonave celular në lokalin e A.K.. 29 vjeç. Tre të parët janë shoqëruar në ambjentet e komisariatit nr.5, ndërsa 29-vjeçari A.K. do të procedohet në gjendje të lirë.

 

Njoftimi i policisë

Vijon operacioni policor “Fati i lojërave”.

OrganIzonin aktivitetin e lotarive të palejuara nëpërmjet aparateve të tyre celular, vihen në pranga 3 shtetas.

Procedohet penalisht pronari i lokalit ku u konstatuan 3 shtetasit e arrestuar.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 në zbatim të planit të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit, kanë vijuar kontrollet  në disa lokale dhe ambiente të ndryshme.

Si rezultat i kontrolleve, në Kamzë, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasit A. K, 20 vjeç, E. Sh, 27 vjeç dhe E. K, 27 vjeç.  Si dhe u procedua në gjendje të lirë pronari i lokalit A. K, 29 vjeç.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë në lokalin e shtetasit A. K, duke organizuar dhe ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lotarive të palejuara (baste sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll