Aktualitet

Ngacmoi seksualisht dy nxënëse 14 vjeçe, lihet në burg drejtori i shkollës

9 Nëntor 2021, 12:00 Nga DOSJA
Ngacmoi seksualisht dy nxënëse 14 vjeçe, lihet në burg

POGRADEC – Adriatik Haxhillari, i arrestuar disa ditë më parë për ngacmim seksual të dy vajzave 14-vjeçare në shkollën që drejtonte në fshatin Stropckë të Pogradecit, është lënë 40 ditë në burg.  Ky është vendimi paraprak i Gjykatës së Pogradecit për 59-vjeçarin, i cili u arrestua pas denoncimit të dy nxënësve të tij s se i ngacmonte dhe provokonte seksualisht në klasë dhe jashtë mësimit dy vajzat minorene.

Për shkak të akuzave, Haxhillari u pezullua nga detyra e drejtorit të shkollës në fshatin Stropckë dhe tani duhet të përballet me drejtësinë. Ai nuk i ka pranuar akuzat dhe denoncimet e bëra ndaj tij.

Por, familjarët e Adriatikut nuk pranojnë akuzën ndaj tij, madje pretendojnë se atij i është ngritur kurth.

Ai është i pafajshëm, e kanë futur vajza (nxënëset) në kurth”, shprehen të afërm të të arrestuarit.

Ngacmoi seksualisht dy nxënëse 14 vjeçe, lihet në burg drejtori i shkollës

U akuzua për ngacmim seksual, pezullohet nga detyra Drejtori i shkollës

“Prindërit ku i ke?”/ I kishte vëzhguar, dalin SMS që drejtori u dërgonte nxënëseve

Mbesën e ngacmonte drejtori i shkollës, gjyshja: I shkruante llafe turpi, të varet

Vëllai i 14-vjeçares pikasi SMS provokuese, të nesërmen goditi me grusht drejtorin

(d.v/dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll