Aktualitet

“Kthehem këtu që të luaj me shokët”, 8-vjeçari në shtëpinë e shembur: Nuk doja të…

9 Nëntor 2021, 11:20 Nga DOSJA
“Kthehem këtu që të luaj me shokët”,

TIRANË – Ditën e djeshme IKMT-ja prishi disa prej banesave në lagjen “5 maj” që preken nga projekti I rindërtimit. Një pamje e dhimbshme ka tërhequr vëmendjen sot. Një djalosh 8 vjeçar, i quajtur Renis kthehet te shtëpia e prishur prej 2 javësh.

Për “Fax News”, djaloshi rrëfeu i pikëlluar se kthehet te gërmadhat e shtëpisë së vjetër për të qëndruar dhe luajtur me shokët. Ai pranoi se po qëndron me familjen e tij në një shtëpi me qera.

“Quhem Renis., jam 8 vjeç. Para dy javësh e prishën shtëpinë. Jetoja me mamin babin dhe vllain. Nuk doja të largohesha. Ca lodra i kam marrë, ca i kam lënë. Vij çdo ditë këtu edhe pse është shembur. Vij për të ndenjur me shokët, për të luajtur. Tani rri në një shtëpi 3 katëshe, në katin e dytë. E kemi marrë me qera dhe rrimë aty. Më merr malli për shtëpinë e vjetër. Do të doja të mos shembej shtëpia. Dua të bëhem futbollist”, rrëfet i prekur djaloshi 8-vjeccar Renis.

Pamje nga “Fax News”

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll