Sport

7 milionë në sezon dhe pak minuta, Juventus tenton prishjen e kontratës me lojtarin

8 Nëntor 2021, 12:27 Nga DOSJA
7 milionë në sezon dhe pak minuta, Juventus tenton prishjen e

ITALI– Aaron Ramsey nuk është më në planet e Juventusit dhe mediat në Itali raportojnë se bardhezinjtë po punojnë për të ndërprerë kontratën me uellsianin. Gjatë verës lojtari kishte vendosur për të që qëndruar tek klubi bardhezi dhe të bindte trajnerin Allegri, por deri më tani nuk po tregon asgjë.

112 minuta këtë sezon dhe dëmtimet kanë qenë të shpeshta.Mesfushori është një nga më të paguarit me 7 milionë euro në sezon, që tani shpreson të shpëtojë nga gjysma e pagës në pjesën e dytë të sezonit.

Ramsey te bardhezinjtë u transferua verën e vitit 2019, kur i përfundo kontrata me Arsenalin dhe për të kishte oferta të shumta. Gjithsesi asnjëherë në Serie A nuk u ngrit në lartësinë e pritshmërive.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport juventus ramsey juventus ramsey

Sondazh

Poll