Aktualitet

Tritol në servisin e celularëve, kamera e sigurisë fikson autorin

8 Nëntor 2021, 10:49 Nga DOSJA
Tritol në servisin e celularëve, kamera e sigurisë fikson autorin

TIRANË – Të dhëna të reja kanë dalë së fundmi nga shpërthimi me tritol pranë servisit të celularëve në lagjen “5 maj” në pronësi të Olsi Isufit. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar personin që ka vendosur sasinë e tritolit në qepenin e dyqanit.

Ai rezulton të ketë veshur kapuç dhe xhup të zi, por deri tani, është e pamundur të zbulohen detaje të tjera fizike të personit për shkak të ndriçimit të dobët.

Mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Goxhaj” të zonës së Yzberishtit shpërtheu një sasi tritoli 50 gram pranë servisit të celularëve të Olsi Isufit. Sot, ai u shpreh se nuk ka konflikte.

Biznesit të tij iu vendos tritol, pronari: Nuk kam konflikte me askënd

Mesazh për pronarin? I vendoset tritol biznesit të telefonave në Yzberisht (DETAJET)

(d.v/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll