Aktualitet

Aksident mes dy makinave në Durrës, plagosen shoferi dhe fëmija, dërgohen në spital

7 Nëntor 2021, 17:23 Nga DOSJA
Aksident mes dy makinave në Durrës, plagosen shoferi dhe fëmija,

DURRËS– Një aksident është shënuar në aksin rrugor Xhavzotaj-Rreshbull, ku të lënduar kanë mbetur 2 persona, mes tyre një fëmijë.

Pasditen e sotme, mjeti tip “Benz” me drejtues, F. K., është përplasur me një “Toyota”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F. K., si dhe fëmija i tij, i cili ishte pasagjer.

Të dy të dëmtuarit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, por nuk bëhen me dije detaje të tjera lidhur me gjendjen e tyre, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i Policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Me datë 07.11.2021, rreth orës 18:00, në aksin rrugorë Xhavzotaj-Rrashbull, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin F. K., është përplasur me mjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. B. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit F. K., me pasagjer fëmijën e tij, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident në durrës durres aksident në durrës durres

Sondazh

Poll