Aktualitet

Operacioni antikanabis në Kapshticë!Avokati dhe grupi bien në pranga, peshohet droga

7 Nëntor 2021, 06:57 Nga DOSJA
Operacioni antikanabis në Kapshticë!Avokati dhe grupi bien në

KORÇË-Joni Mosku është avokati i cili u vu në pranga mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, në kuadër të një operacioni të madh antidrogë. Ai u kap në Kapshticë ndërsa tentonte të kalonte drejt Greqisë me familjen më makinë.

Mosku së bashku me disa persona të tjerë, prej muajsh trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Greqisë. Mësohet se ky grup trafikantësh ishte prej muajsh nën hetim nga policia mirëpo vetëm mbrëmjen e djeshme u bë operacioni për kapjen e tyre.

Në pranga kanë rënë: Ligor Romaçka, 29 vjeç, banues në Korçë, Joni Mosku, 36 vjeç, banues në Korçë (i dënuar më parë për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”), Idriz Manej, 66 vjeç, banues në Shkodër, (i dënuar më parë për veprën “Trafikimi i narkotikëve” dhe Albion Çiko, 21 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, Maliq (i cili ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”).

Policia sekuestroi 114 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë sportive, 4 automjete, 1 presë që shërbente për paketimin e lëndës narkotike.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

‘Restart’! Kanabis drejt Greqisë, EMRAT e të përfshirëve në grupin kriminal (PAMJET)

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet avokati joni mosku operacion antidroge ne korce arrestohet avokati joni mosku operacion antidroge ne korce

Sondazh

Poll