Aktualitet

ZHDUKEN 2 persona në Fier dhe Lushnje, familjarët i kërkojnë ndihmë Policisë

7 Nëntor 2021, 08:45 Nga DOSJA
ZHDUKEN 2 persona në Fier dhe Lushnje, familjarët i kërkojnë

FIER-Dy persona janë raportuar të zhdukur në qytetin e Fierit dhe të Lushnjes. Mësohet se një 29-vjeçar në Fier, është larguar ditën e djeshme nga shtëpia dhe nuk është rikthyer më. Ndërkohë që në Lushnje një 57-vjeçar, i cili vuan nga sëmundja e depresionit, është larguar nga shtëpia po ditën e djeshme.

Njoftimi i Policisë:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit J. H., 29 vjeç, banues në Fier, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim nëna e tij se djali është larguar nga banesa.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë është bërë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e shtetasit I. N., 57 vjeç, banues në fshatin Çiflik i Ri, Lushnjë, pasi në datë 06.11.2021 ka bërë kallëzim vëllai i tij se 57-vjeçari (i cili vuan nga sëmundja e depresionit) është larguar nga banesa.

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit zhduken dy persona ne lushnje dhe fier policia e shtetit zhduken dy persona ne lushnje dhe fier

Sondazh

Poll