Aktualitet

Tiranë/ Kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, vdes punonjësi i OSHEE

7 Nëntor 2021, 16:27 Nga DOSJA
Tiranë/ Kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të

TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku punonjësi i OSHEE, 40-vjeçari me iniciale H.N., ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike. 40-vjeçari kishte hyrë për të pushuar brenda kabinës elektrike, por dyshohet se ka ndërruar jetë pasi ka rënë në kontakt me rrymën. Megjithatë grupi hetimor ka nisur nga puna për të sqaruar të gjithë ngjarjen. 

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 17:00, në rrugën “Bab Rexha” është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, brenda kabinës elektrike, pa shenja jete shtetasi H. N, rreth 40 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas kishte hyrë brenda kabinës elektrike për të pushuar, dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet oshee tirane vdes punonjesi i oshee oshee tirane vdes punonjesi i oshee

Sondazh

Poll