Aktualitet

Sulm direkt! Basha: Koha e Sali Berishës ka mbaruar! Do e këpus tubin e oksigjenit

7 Nëntor 2021, 16:45 Nga DOSJA
Sulm direkt! Basha: Koha e Sali Berishës ka mbaruar! Do e këpus tubin

TIRANË– Kaq zgjati! Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka sulmuar për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë liderin historik të PD-së, Sali Berishën dhe aksionin e tij. Në një deklaratë për mediat, para se të hynte në mbledhjen e Kryesisë së grupit parlamentar, Basha u shpreh për mediat e pranishme se koha e Berishës kishte mbaruar, duke sulmuar edhe figura të tjera të partisë. Pasi përcolli një mesazh edhe për Belind Këlliçin dhe Albana Vokshin, numri një i opozitës shtoi se Berisha ishte “tubi i oksigjenit” që fuqizonte të ashtuquajturin regjim të Edi Ramës. Ndaj dhe shtoi se sfida e tij e radhës ishte ta shkëpuste atë “tub”.

Koha e Sali Berishës ka mbaruar! Bashkë me të ka mbaruar edhe koha e mandateve të skaduara. Dhe përdorimi i forumeve të partisë për interesa personale. Asgjë dhe askush nuk do ta kthejë PD në një bunker për interesa personale të Sali Berishës. PD ka lindur si një aspiratë e popullit shqiptar për liri dhe demokraci. Është shpresa e shqiptarëve për të zgjidhur hallet e shumta. Halli më i madh është regjimi i Edi Ramës. Prej javësh me zdërhalljet e tij, Sali Berisha është kthyer në një tub oksigjeni për regjimin e Edi Ramës. Unë jam i vendosur ta këpus edhe këtë tub oksigjeni,”-tha në fjalën e tij Basha.

Pas “trekëndëshit të Bermudës Rama-Berisha-Meta” në Kuvend pak ditë më parë, kjo është deklarata më e fortë që Basha ka bërë kundër parardhësit të tij në detyrë. Që prej kur Berisha ka nisur aksionin e tij me “Foltoren”, Basha është shprehur gjithmonë i rezerbuar për ish-kryeministrin. Së fundmi, këtij të fundit i janë bashkuar edhe një grup i ri deputetësh, përfshirë edhe kryetarin e FRPD-së, Belind Këlliçi. Gjë që ka trazuar sërish ujrat brenda partisë më të madhe opozitare.

Gjithçka nisi më 9 shtator, kur një ditë para nisjes së Kuvendit, Basha përjashtoi përkohësisht Berishën nga grupi parlamentar, duke shkaktuar edhe reagime të forta brenda Partisë. Berisha e cilësoi aktin e Bashës si të pabesë, ndërsa radhës së tij iu bashkuan menjëherë deputetët; Flamur Noka, Edi Paloka dhe Tritan Shehu. Më pas, grupi u zgjerua. Duke përdorur “Foltoren”, lideri historik i Partisë Demokratike ka nisur mbledhjen e votave për të thirrur Kuvendin Kombëtar të PD-së, për të sjellë më pas edhe shkarkimin e Bashës nga posti i kryetarit.

LAJMI KRYESOR: Zhvillimet në PD, Basha mbledh sot kryesinë e grupit parlamentar

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike aksioni i berishes basha mbledh kryesine 7 nentor 2021 lulzim basha sali berisha aksioni i berishes basha mbledh kryesine 7 nentor 2021 lulzim basha sali berisha

Sondazh

Poll