Aktualitet

FOTOT: Detaji që s’u kap! Rama e Dritan Leli të dy tek pylli i Sodës, asnjë kontakt

7 Nëntor 2021, 16:00 Nga DOSJA
FOTOT: Detaji që s’u kap! Rama e Dritan Leli të dy tek pylli i

VLORË– Sot, të dielën, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë vetë në aksionin ndërgjegjësues për të pastruar pyllin e Sodës. Me një fjalim të gjatë paralajmërues për të gjithë kryebashkiakët, Rama vuri pikat mbi “i”, duke përmendur edhe fjalën: gjoba!

I shoqëruar me zëvendësin e tij, Arben Ahmetaj; e ministrat Niko Peleshi dhe Mirela Kumbaro në asnjë moment nuk është afruar me një personazh tjetër që ndodhej në të njëjtin ambient. 

Bëhet fjalë për pikërisht personin që ka marrë “non grata” nga Rama, kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli. Në asnjë moment, kamera e ERTV, por edhe mediat e tjera duket se nuk e kanë fiksuar detajin se në të njëjtin ambient me Ramën ndodhej edhe Leli. Por provë duket se janë fotot që ai ka ndarë në rrjetin e tij social në Facebook.

Veshur me jelek të verdhë e me dorashka në duar, duket se Leli i ishte futur punës pa përtuar por duket se Rama nuk fal. Përplasja mes tyre, e nisur që me kundërshtimin e Lelit për të garuar si deputet më 25 prill, është zbutur. Por ende nuk është shuar…

(k.m.dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore dritan leli edi rama vlore dritan leli edi rama vlore

Sondazh

Poll