Aktualitet

‘Foltorja’/ Berisha: Basha të shkarkohet me votat e anëtarësisë! Do ta heqim

7 Nëntor 2021, 08:10 Nga DOSJA
‘Foltorja’/ Berisha: Basha të shkarkohet me votat e

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon që shkarkimi i Kryetarit të Partisë Demokratike të bëhet me vota të anëtarësisë. Gjatë ‘Foltores’ së zhvilluar ditën e sotme në Tiranë me të rinjtë demokratë dhe të rinjtë e FRPD-së në ambientet e amfiteatrit në Akademinë e Arteve, Berisha u shpreh se votimi duhet të kryhet në këtë mënyrë, pasi me votat e anëtarësisë është zgjedhur.

Berisha u shpreh se Belind Këlliçit iu mohua e drejta për të shkuar në parlament në 2017 dhe për të përfaqësuar të rinjtë demokratë nga Basha pasi e shihte atë si rrezik potencial për t’i zënën vendin. Të rinjtë e FRPD-së  kërkuan shkarkimin e Bashës, madje e kanë hedhur me votim live ku të rinjtë të ngrënin dorën kush ishte pro.

Berisha reagoi ashpër ndaj vendimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për nisjen e procesit zgjedhor për zgjedhjen e drejtuesve të rinj në forumin e gruas dhe FRPD, duke iu drejtuar të rinjve të përkrahin këtë ‘Foltore’ për t’i rikthyer vlerta e vërteta të PD. Berisha akuzoi Bashën se po trembet nga rinia demokrate e se kërkon t’u mbyll gojën përmes uzurpimit të FRDP dhe Forumit të Gruas. Këtë vendim, Berisha e quan hakmarrje mizore. Ai tha se Basha po sillet sikur është shkolluar në Korenë e Veriut dhe se duhet të mësojë ABC e demokracisë nga të rinjtë demokratë.

Ky takim me të rinjtë, vjen në një kohë kur Kryetari Lulzim Basha ka kërkuar zgjedhje të reja për kryetar të FRPD. Në shkresën e lëshuar, Basha argumenton se mandati i shumicës dërrmuese të drejtuesve të FRPD-së ka mbaruar dhe një pjesë e drejtuesve kanë tejkaluar moshën.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Votim në Foltore, të rinjtë e FRPD-së, ‘shkarkojnë’ Bashën: Kush është pro?

Ndryshim plani? Berisha: Shkarkimi i Bashës duhet të bëhet me votat e anëtarësisë

Sekretari i FRPD- Berishës: Po i shkele pikat do të shpallim “non grata”

‘Foltorja’/ Glauk Olldashi: Të frymëzojmë shqiptarët të sjellim PD në pushtet

‘Foltorja’ e radhës në Pogradec! Berisha: Shihemi të martën

Foltorja me të rinjtë, Këlliçi: FRPD është themeli i PD, nuk e harrojmë historinë

E FORTË! Berisha: Basha e shihte Këlliçin rrezik për t’i zënë vendin në 2017!

Berisha: Basha sillet sikur ka studiuar në Korenë e Veriut

Berisha: Nuk e lejoj Bashën të japë dorëheqjen por do ta heqim!

Floriana Garo i bashkohet ‘Foltores’ së Berishës: Më të fortë dhe të hapur!

Zgjedhjet në FRPD, Berisha: Hakmarrje! Basha kyçet në zyrë, jep urdhëra nga telefoni

‘O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do’Ovacionet e të rinjve për ish-liderin e PD

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike berisha ne tirane foltorja per pd sali berisha zgjedhje ne frpd berisha ne tirane foltorja per pd sali berisha zgjedhje ne frpd

Sondazh

Poll