Art&Argëtim

Eurovision, ‘festë e dyfishtë’ për shqiptarët

19 Shkurt 2019, 12:43 Nga DOSJA
Eurovision, ‘festë e dyfishtë’ për shqiptarët

Vetëm para pak orësh kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Instagram për një surprizë me Jonida Maliqin. Siç është marrë vesh këngëtarja do na përfaqësojë në Eurovisionin e këtij viti. Festivali do të realizohet në muajin maj  dhe do të mbahet në Tel Aviv.

Jonida Maliqi do të performojë këngën e suksesshme “Ktheju tokës”, me të cilën u përzgjodh për të na bërë një përfaqësim  të denjë.

Kryetari i Bashkisë ka menduar të përgatisë një surprizë të bukur bashkë me këngëtaren që publiku shqiptar të ndjehen më afër mbështetjes dhe ta ndjejnë emocionin më nga afër.

“Kemi një surprizë të paparë me Jonida Maliqin për Eurovision! Teksa ajo shkon të na përfaqësojë në Izrael, ne do të kemi një festë mbështetëse të paparë në sheshin “Skëndërbej”. FORCA JONÇE!”- shkruan Erion Veliaj në postimin e tij.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture erjon veliaj eurovision jonida maliqi surprizë erjon veliaj eurovision jonida maliqi surprizë

Sondazh

Poll