Art&Argëtim

Një “Baby Shower” në familjen mbretërore. Meghan Markle festë private me miqtë

19 Shkurt 2019, 10:05 Nga DOSJA
Një “Baby Shower” në familjen mbretërore. Meghan

Ardhja e fëmijës së parë e princit Harry dhe princeshës Meghan Markle është së shpejti  dhe sigurisht që një “Baby Shower” siç i ka hije familjes mbretorore nuk mund te mos lihej menjanë. Mirëpo dukesha ka menduar ta mbaj larg syrit të medias këtë event, duke bërë një udhëtim të fshehtë në New York.

Sipas një burimi të revistës prestigjoze People festa do të bëhet në fund të prillit dhe prezent do të jenë njerëzit më të afërt të çiftit. Madje miqtë po merren me organizimin e “Baby Shower”-it përpara se ajo të mbërrijë në Londër.

Tani që jeton në Londër Dukesha e Sussex-it ka mbajtur miqësinë me ato persona që i janë gjendur pranë edhe kur ajo nuk kishte marrë titullin mbreteror. Dhe sipas People është pesë numri i miqve që do shoqërojnë çiftin në këtë ngjarje.

“Nga jashtë njerëzit mendojnë historinë e një Hirusheje, por Meghan ka bërë një jetë mjaft të bukur edhe para se të bëhej Dukeshë”- u shpreh një mikeshë e afërt e Meghan për People.

“Ajo ka punuar fort, ka pasur një karrierë të mrekullueshme, ka bërë shumë bamirësi dhe punë vullnetare, ka pasur nje ëebsite te suksesshëm “The Tig” me një staf që e donin dhe e vlerësonin atë; Ajo kishte privatësi dhe liri dhe e ndante suksesin dhe me miqtë e saj gjithmonë.”

Gjithashtu shoqja e Meghan u shpreh: “Kurdo që dicka e mirë ndodh në jetën time, ajo feston me mua të parën, dhe kur unë jam në vështirësi ajo është aty për të më mbështetur duke më ofruar një shpatull ku të mbështetem, një gotë verë, një bisedë të këndshme dhe një libër që do të më ndihmojë të dal nga gjendja në të cilën ndodhem.”

Madje një koleg i saj i tha revistës People se Meghan shkon edhe përtej vetëm për të ndihmuar miqtë e saj.

“Ajo është një nga njerëzit më të kujdesur që njoh”-tha kolegu i dukeshës Meghan Markle. “Para disa vitesh  djali im u diagnostifikua me një sëmundje e cila kërkonte nevoja special. Meghan la punët e saj dhe përdori çdo burim të nevojshëm për të më ndihmnuar. Më dërgoi tek një doctor në Los Angelos, mori mjekë alternativë, më merrte në telefon, dërgonte sende të miat personale në dhomën time të hotelit kur unë nuk kisha mundësi. Ishte gjithë kohës aty për të më ndihmuar dhe mbështetur mua.

Me sa duket përtej statusit të saj Dukesha e Sussex-it duhet vlerësuar dhe për anën e saj humane, me të cilën ka krijuar shumë miq që e mbështesin dhe e vlerësojnë. Ata përcjellin vetëm fjalë të mira për mikeshën e tyre dhe janë organizuesit e këtij eventi surprize. Tani nuk na mbetet gjë tjetër përveç se të presim foto nga “Baby Shower”-i mbretëror.

(R.L/Dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz baby shower per familjen mbreterore dukesha e sussex-it meghan markle miqte e ngushte te meghan markle baby shower per familjen mbreterore dukesha e sussex-it meghan markle miqte e ngushte te meghan markle

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 18 Shkurt 2019, 06:19

Sukses, para dhe dashuri/ Horoskopi 18 shkurt 2019

Dashi Bëni kujdes pasi mund të përfshiheni në një konflikt me kolegët ose shefat tuaj. Shkak për irritimin mund të jetë një mosmarrëveshje në familje. Flisni me...